Tragjike/ 17-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

0
161

Një 17-vjeçare në qytetin e Vaut të Dejës i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi fotoksine.

Sipas asaj që raporton gazetari Bepin Kolvataj, shtetesja me iniciale M. Gj ka konsumuar lëndën toksike në orët e pasdrekës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Trupi i saj ndodhet në Morgun e Spitalit të Shkodrës, ndërsa Policia po heton mbi shkaqet që e çuan 17-vjeçaren drejt aktit tragjik.

Aktualisht janë duke u marrë në pyetje familjarët e viktimës.

Ora news