5.5 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Tragjike: 29-vjeçari me covid vetëhidhet nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet...

Tragjike: 29-vjeçari me covid vetëhidhet nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndërron jetë në vend

0
203

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia informon se një 29-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” ose Covid 2 në Tiranë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

.Gazetarja e Ora Neës Anxhela Celibashi duke iu referuar burimeve nga spitali informon se I riu kishte disa ditë që ishte shtruar në sanatorium. Gjëndja e tij shëndetësore kishte pasur një lloj përmirësimi por se mund të jetë rënduar gjëndja psikologjike e tij.

Mësohet se djali është nga rrethinat e Tiranës.

 Njoftimi i policisë

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tags