Tragjike/ Babai hero, vdes në përpjekje për të shpëtuar dy djemtë e tij nga mbytja në det

0
199

Një baba nga Teksasi është mbytur ndërsa ka shpëtuar dy djemtë e tij nga dallgët e mëdha në Teksas.

Josh Graham, 42 vjeç, kishte nxituar për të shpëtuar dy djemtë e tij Bruno, 13 vjeç dhe Sawyer, 10 vjeç, pasi ata u rrëmbyen nga dallgët 50 metra në det të hapur në ujërat pranë Surfside Beach në Brazoria.

Në përpjekje për të shpëtuar djemtë e tij, u rrëmbye vetë nga rrymat e forta.

Graham ishte në një shëtitje familjare me djemtë dhe gruan e tij, Angela, për të festuar ditëlindjen e trembëdhjetë të djalit të tij të madh kur ngjarja ndodhi të Shtunën.

fax