Tragjike/ Dasmori qëllon me pushkë për të festuar dasmën vret nusen me plumb në kokë

0
1865

Një 24 vjeçare iraniane është vrarë në ditën e dasmës së saj. Një  dasmor për të festuar ka qëlluar me armë në shenjë gëzimi, por plumbat kanë kapur nusen duke gjetur vdekjen në vend si dhe ka plagosur dy dasmorë të tjera.Nusja është vrarë me plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen në vend. Ngjarja është shënuar në një qytet të Shiraz.

Pas të shtënave me armë burri, që mesa duket është kushëriri i dhëndrit është larguar por është arrestuar më vonë nga policia.

Nusja punonte si asistente sociale dhe familjarët kanë lejuar që asaj ti merren organet për tu përdorur për transplant.