Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e fundit në Lasithi të Kretës, teksa dy efektivë policie janë gjetur të varur.
Bëhet fjalë për dy burra të së njëjtës moshë 35 vje, të cilët u gjetën të varur, njëri në një ullishte dhe i dyti në derën e shtëpisë së tij, sipas cretalive.gr.
Dy policët shërbenin në komisariate të ndryshme, njëri në Kretë dhe tjetri në Atikë. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë ndërsa policia po heton të gjitha mundësitë.