Tragjike: Gruaja qëllon për vdekje 2 fëmijët e saj të vegjël dhe më pas vret veten

0
135

Një nënë nga Oregon qëlloi për vdekje fëmijët e saj, 6 dhe 8 vjeç, përpara se të vriste veten, tha policia lokale.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se gruaja do të drejtohej në gjyq muajin e ardhshëm në një mosmarrëveshje të ashpër dhe të gjatë për kujdestarinë me ish-partnerin e saj.

Nëna që vrau veten, Ashley Palmer, 31, kishte kërkuar në gjykatë të paktën dy herë në mënyrë urgjente për kujdestarinë e plotë të fëmijëve, duke përmendur paqëndrueshmërinë e ish-partnerit të saj.

Ajo kishte një armë në shtëpi dhe kishte probleme financiare dhe borxh në rritje, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ish-partneri i saj, Jenavie Palmer, ishte planifikuar të merrte fëmijët të martën, ditën kur u gjetën të vdekur, pas disa javësh pa vizitë.

Vetëm disa orë përpara vetëvrasjes, Ashley Palmer i dërgoi mesazh Jenavie Palmer të hënën vonë në mbrëmje një lidhje në YouTube për një listë muzikore të etiketuar me fjalët “nëna, fëmijët, vrasje -vetëvrasje 2022”.

Jenavie Palmer thirri 911 dhe policia iu përgjigj thirrjes dhe shoi tek apartamenti, por nuk hyri dhe i tha që të kontrollonte përsëri në mëngjes.

Të martën në mëngjes rreth orës 7:45 të mëngjesit, oficerët dhe ekipi i krimeve të mëdha të kontesë Lindore gjetën tre persona të vdekur në një apartament, tha Departamenti i Policisë Gresham në një njoftim për shtyp.

Pas hetimeve dhe autopsisë, policia tha se u konstatua se Ashley Palmer dhe fëmijët vdiqën nga plagët me armë zjarri.

Fëmijët u identifikuan nga gazeta si Kayleana Beatrice Palmer, 6 vjeç dhe Xavier Rayvaughn Danger Palmer, 8 vjeç.