Tragjike, makina del nga rruga në Lezhë, vdesin shoferi dhe pasagjerja

0
134

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Talës në Lezhë.

Policia bën me dije se makina tip “Pegeot” me drejtues K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 24-vjeçar dhe pasagjerja me iniciale A.A.

“Në rrugën e Talës,  Lezhë,  automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.