Edhe pse luftoi prej disa ditësh për të fituar betejën e jetës nën kryetari i bashkisë së Elbasanit fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Pak ditë më parë ai pësoi një goditje celebrale e cila e la në gjendje kome dhe i mori edhe jetën.
Ervin Saraçi, 37-vjeç nderroi jetë sot duke lënë pas një djalë 9-vjeç.
Ervini siç e thërrisnin të gjithë do të mbahet mend si një djalë i mrekullueshëm dhe energjik.
09 Dhjetor: Pëson vdekje klinike Ervin Saraçi, zv. kryetari i Bashkisë së Elbasanit.
Ai pësuar vdekje klinike dhe është në gjendje të rëndë, por zyrtarisht është gjallë dhe mbahet në jetë nga aparaturat
37-vjeçari pasi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë.
Saraçi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë, ku iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar.
Ervin Saraçi ka mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, mandej kishte kryer Masterin Shkencat politike në Belgjike.
Në vitin 2013-2015 u emërua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë, post të cilin e mban deri tani.