Tragjike/ Ndërhyri për të mbrojtur vëllanë, goditet me thikë në zemër, vdes-26 vjeçari

0
330

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Pyllit të Sodës, ku si pasojë e një sherri me thika 26-vjeçari Aleksandër Petanaj, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në zemër dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjithçka kishte nisur pas një konflikti që vëllai i tij më i vogël, 18 vjeç, kishte me një grup të rinjsh, ndërsa viktima ndërhyri për ta mbrojtur, por njëri prej tyre e qëlloi me thikë në zemër.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.

Real news