Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldren të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet se ka humbur jetën, pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Sipas informacioneve paraprake, familjarët kanë njoftuar policinë pasi i moshuari ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Pas disa orësh kërkime, ai është gjetur brenda në një shpellë në malin përballë shtëpisë së tij.