Një dy vjeçar ka vrarë aksidentalisht babanë e tij në Florida të SHBA-ve. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në 26 maj mirëpo dje policia shpalli si fajtor të ngjarjes, nënën.
Arma ishte në një çantë të lënë në dysheme nga Reggie Mabri dhe fëmija, pasi e gjeti, filloi ta shikonte dhe qëlloi pas shpine babain e tij teksa po luante një videolojë në kompjuter, raportojnë mediat.
Pesë anëtarët e familjes, mes tyre edhe një vajzë pesë muajshe, ndodheshin në të njëjtën dhomë kur ndodhi ngjarja tragjike.
Çifti ishin të dënuar më parë nga policia dhe nuk iu lejohej që të mbanin armë. Ayala u dërgua në burgun e Orange County dhe do përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, neglizhencë dhe për faktin se mbante armë pa leje.