11.3 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Tragjike në Gjermani, treni u mor jetën dy vëllezërve shqiptarë, i treti...

Tragjike në Gjermani, treni u mor jetën dy vëllezërve shqiptarë, i treti në spital

0
386

Hasan Arifaj 17 vjeç, dhe Blerian Arifaj, 13 vjeç, humbjen jetën tragjikisht ditën djeshme në Gjermani teksa u goditën nga një tren që kalonte në qytetin ku jetonin.

Mrekullisht aksidentit i shpëtoj vëllai i tretë.

Sipas mediave gjermane ai ishte duke shkuar në shkollë me vëllezërit e tij dhe ishte me fat vetëm sepse ai eci më ngadalë se të tjerët.

Djali ndodhet në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

E gjithë skena u pa nga nëna e fëmijëve, e cila po i shoqëronte fëmijët në shkollë.

Familja në fjalë ishte nga Deçani çka ka sjellë një valë reagimesh edhe nga politika në Kosovë.

Dy viktimat
Vëllai që i shpëtoi aksidentit
Vendi i aksidentit

Ora news