Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në fshatin Tërvol, Gramsh, ku humbi jetën shtetasi H. D., specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë kryer të gjitha veprimet procedurale për rastin.
Në përfundim u bë arrestimi i shtetasve S. B., 41 vjeç dhe S. D., 53 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi S. B., gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi në pronën e shtetasit S. D., dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.