Një 19-vjeçar mësohet se është gjetur i vdekur nga nëna e tij pasi nuk po zgjohej.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tij në Ampelokambos dhe është gjetur nga nëna e tij në dhomën e tij.
Sipas medias greke 19-vjeçari është dërguar herët pasdite pa ndjenja në spitalin e Amaliadës.
Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, e cila sipas informacioneve të para ka ndodhur gjatë natës.
Asgjë nuk e paralajmëroi tragjedinë. Pasditen e djeshme i riu ka shkuar me shokët dhe kanë luajtur futboll. Ai është kthyer në shtëpi dhe ka shkuar të flinte.
Në mëngjes djali nuk ishte zgjuar dhe nëna e tij, shkoi ta zgjonte për shkollë.
Ajo u trondit kur e gjeti fëmijën e saj të “ngrirë” dhe pa ndjenja, shkruan media greke.