Tragjike në Itali, burri i merr jetën bashkëshortes dhe e varros pranë punës së tij, karabinierët gjejnë trupin pas 10 ditësh kërkime

0
2

Një krim brutal u zbulua në Itali, në rajonin Anguilar, ku një grua 40-vjeçare u gjet e vdekur pas dhjetë ditësh e zhdukur.

Sipas prokurorëve, Federica Torzullo u vra brenda shtëpisë së saj nga bashkëshorti i saj, Claudio Carlomanio. Gruaja kishte qenë e zhdukur për dhjetë ditë dhe autori i krimit kishte mohuar çdo përgjegjësi deri sot në mesditë.

Pas një sërë hetimesh, karabinierët arritën të gjenin trupin e saj në një fushë pranë një kompanie bujqësore në pronësi të bashkëshortit të saj. Mediat italiane raportuan se karabinierët, gjatë hetimeve, panë dorën e një gruaje që dilte nga dheu dhe kuptuan se ndoshta ishte trupi i Torzullo-s.

Çifti jetonte në të njëjtën shtëpi, por sipas miqve, ata ishin të ndarë. Telefoni celular i viktimës pushoi së rëni dhjetë ditë më parë. Disa orë më vonë, fqinjët kishin parë bashkëshortin e 40-vjeçares duke larë një kamion që e përdorte për punë. Disa njolla gjaku u gjetën gjithashtu në një nga uniformat e autorit, ndërsa ditët e fundit, gjurmë gjaku ishin gjetur edhe në shtëpi e në vendin e tij të punës.

Claudio Carlomanio u burgos në qytetin e Civitavecchia-s.

“Ai donte të shkonte në stacionin e policisë herët a vonë, por nuk kishte kohë sepse e arrestuan më parë”, tha avokati i tij mbrojtës