Tragjike në Korçë! 18-vjeçari i dehur hidhet nga kati i tetë, vdes në vend

0
177

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natë në qytetin e Korçës ku një 18-vjeçar nga Durrësi është hedhur nga kati i 8-të i një pallati. Burime për Faxneës bëjnë me dije se i riu ka festuar mbrëmjen e djeshme ku ka konsumuar alkool.

Në gjendje të dehur dhe në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga lartësia dhe për pasoje ka ndërruar jetë në vend. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.