
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën ‘Shotë Galica’.
Policia është ndalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tri persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Ai theksoi dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
Po ashtu, ai shtoi se edhe vajza tjetër 10-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar menjëherë në spital.
