Tragjike në Pukë! Përfundoi së bashku me makinën në humnerë, gjendet i pajetë 34-vjeçari

0
70

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën 34-vjeçari me inicialet G.K.Mëngjesin e sotëm, familjarët 34-vjeçarot, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet të riun që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.

Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.