Tragjike/ U  hodh nga kati i gjashtë i pallatit, vdes 35 vjeçari

0
285

Një 35 vjeçar me inicialet A.Q në ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 35 vjeçari është vetë hedhur nga kati i gjashtë i banesës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë të merrte një veprim të tillë. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.