Trajneri i Kombëtares “përvesh mëngët”: Do bëjmë rezultate pozitive, jemi këtu për të…

0
102

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar Sylvio Mendes Campos Júnior si trajner të Kombëtares kuq e zi. Gjatë fjalës së tij, braziliani u shpreh se do japë gjithçka për ta çuar përpara Kombëtares e tonë të futbollit.

“Puna e një trajneri është e vështirë, nuk është e thjeshtë. Ne kemi shumë dëshirë që do bëjmë mirë, dhe do bëjmë rezultate pozitive dhe ta çojmë këtë kombëtare në pozicionin e duhur dhe ne për këtë jemi këtu. Për t’i dhenë këtij projekti vazhdimësinë. Besoj se do bëjmë një punë të mirë”, theksoi ai.

Marrëveshja mes FSHF-së dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave.

“Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme”, ka njoftuar federata.

Në karrierën e tij si futbollist, braziliani Sylvinho është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij. Ndërkohë, ai ka dhe një përvojë si trajner dhe zëvendëstrajner në disa ekipe.