
Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës është komentuar shpeshherë viteve të fundit për ndryshime drastike në dukjen e saj.
Jahjaga merret me fondacionin e saj “Atifete Jahjaga” në mbështetje të grave përmes kauzave të ndryshme.
Ish-presidentja është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet me të cilat merret me ndjekësit e saj.

Së fundmi, Jahjaga ka publikuar në Instagram një fotografi, ku është shfaqur mjaft ndryshe dhe tërheqëse.
Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë të çelët, teksa kishte vendosur një makijazh të lehtë në fytyrë.
Flokët e zeza të mbërthyera lart, kombinuar me një palë vathë dhe një qafore të bronztë, i dhanë një pamje edhe më atraktive ish-presidentes.
Ndjekësit e ish-presidentes e kanë pëlqyer dhe komentuar shumë këtë foto, duke e komplimentuar për imazhin e saj.
