“Trashëgo traditën”, ekspozitë artizanati në muzeun etnografik në Elbasan

0
110

“Artizanati sot”, është slogani i panairit ekspozues të punimeve artizanale në Elbasan, që është hapur në ambiente e muzeut etnografik të qytetit.

Ky qark njihet ndër vite për artizanët e shumtë. Një pjesë e tyre vijojnë edhe sot të ushtrojnë zanatet që kanë trashëguar nga familjarët. Pikërisht trashëgimia e një vlere të tillë është edhe një nga arsyet e këtij organizmi nga pushteti lokal.

Vetë artizanët tregojnë mbi përpjekjet që po bëjnë të trashëgojnë zanatet e tyre dhe të ardhurat që nxjerrin me këtë punë. Dikush tjetër që përgatit pajisje kuzhine prej druri shprehet se nuk i përballon dot kërkesat.

Punimet tradicionale të bëra me dorë janë ndër më të kërkuarat, veçanërisht nga turistët që vizitojnë pjesën historike të qytetit të Elbasanit.