Rikthehen reshjet e dëborës në zonën e Dardhës n Korç. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas raportimeve nga terreni trashësia e borës i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.
Aktualisht në rrugë janë duke punuar mjetet borëpastruese për të larguar dëborën dhe kriposur aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.
Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme. (A2


