Trazirat në burg/ Familjarët presin me ankth jashtë morgut: Pashë foton e trupit të pajetë të birit tim në internet

0
151

Të paktën 116 persona kanë vdekur në një luftë mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit, thonë zyrtarët, duke e bërë atë dhunën më të keqe në burgje në historinë e vendit.

Autoritetet vendase njoftojnë se duhen ditë të tëra për të identifikuar trupat e pajetë, duke lënë të afërmit e të burgosurve në pritje plot ankth dhe frikë.

Trazirat në burg/ Familjarët presin me ankth jashtë morgut:

Korrespodentët e BBC kanë intervistuar disa nga të afërmit që presin jashtë morgut, për të mësuar në një ndonjë nga trupa e pajetë i përket familjarit të tyre.

66-vjeçari, Gistavo Vives thotë se ka pa trupin e pajetë të djalit 24-vjeçar  në rrjetet sociale.

“Djali im nuk është në listën e viktimave, por unë e di, ai ka vdekur, sepse pashë foton e trupit të pajete në rrjetet sociale dhe e njoha direkt”, tha babai mes lotësh.

Si shumë të tjerë, ai ka marrë informacion nga pamjet dhe fotot e shpërndara në mediet sociale.

Trazirat në burg/ Familjarët presin me ankth jashtë morgut:

Zenaida Moreira, 50 vjeç, me shami në dorë, ishte në kërkim të 23 -vjeçarit, Darëin Camino. Si përdorues droge, ai ishte arrestuar për vjedhjen e karrigeve nga një shkollë.

“Ai po vuan një dënim për vjedhje dhe megjithatë ai ishte mbyllur në mesin e vrasësve, përdhunuesve dhe trafikantëve të drogës,” tha zonja Moreira.

Trazirat në burg/ Familjarët presin me ankth jashtë morgut:

Nëna kishte frikë nga më e keqja pasi kishte parë video të masakrës brenda burgut.

“Nuk e di nëse një nga trupat që pashë ishte i tiji. Pashë një kokë të prerë, fytyra është e ngjashme me të tijën, por autoritetet nuk po thonë asgjë,” tha ajo, e përlotur./Ora News/