ak ditë mbas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj, prokuroria thotë se ai është kërcënuar edhe më herët.
Ndërsa në 2019 dy persona të maskuar për të cilët janë sekuestruar kamerat tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij.
Gjyqtari sipas dosjeve që Top Channel disponon ka deklaruar në atë kohë se kishte në dorë dy gjykime, njëra për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për akuzën e vrasjes, një çështje që sipas gjyqtarit Stërkaj u shoqërua me tensione në sallë.
Sakaq prokurorja e çështjes për ngjarjen e tritolit po mbledh prova për shpërthimin e fundit në banesën e gjyqtarit, një ngjarje që u mbyll pa pasoja.
Një komision i posaçëm vendosi që gjyqtari të merrej në mbrojtje dhe ruajtje nga shteti.
Aktualisht nën mbrojtje janë 13 gjyqtarë dhe prokurorë ku kryesojnë prokurorët e Elbasanit dhe një ish prokurore në Lushnjë dhe natyrisht edhe prokurorët e posaçëm të Spak.
Top Channel