Tre këshilla për të zgjedhur një shalqi të ëmbël

0
211

Një shalqi i mirë është një ushqim i shëndetshëm, kështu që është e rëndësishme të dini se si ta zgjidhni pavarësisht se ku ndodheni, në një dyqan ushqimor apo në një treg.

Kur vjen koha për të zgjedhur shalqinin e përsosur, njerëzit shpesh bëjnë zgjedhjen e tyre bazuar në tre karakteristika: praninë e farave ose mungesën e tyre, madhësinë dhe pjekurinë.

Përcaktimi i pjekurisë kërkon disa njohuri. Në mënyrë tipike, një prodhues mat ëmbëlsinë e një shalqini me pajisjen e tij. Nëse pajisja tregon numrin 10 ëmbëlsa është standarte, nëse ajo tregn numrin 11, shalqin konsiderohet shumë i ëmbël.

Por cilësia e shalqinit nuk bazohet vetëm tek rezultatet që ka nxjerrë ajo pajisje. Tre këshillat e mëposhtme do t’ju mësojnë se si të zgjidhni shalqirin më të mirë.

Këshillë 1: Gjeni një pjesë të verdhë të shalqinit.

Pjesa e verdhë e shalqinit tregon nëse është pjekur aq sa duhet apo jo. Nëse është pjekur, ngjyra duhet të jetë e verdhë kremoze, gati si gjalpi. Sa më e madhe të jetë pjesa e verdhë aq më shumë kohë i është dashur shalqinit të piqet. Nëse pulla duket disi e bardhë dhe jo e verdhë, atëherë shalqini nuk është shumë i pjekur.

Këshillë 2: Trokiteni lehtë me gisht 

Trokiteni lehtë me gisht dhe nëse dëgjoni një tingull të thellë do të thotë se shalqini është pjekur tamam. Nëse lëshon një zhurmë të mërzitshme dhe të hollë do të thotë se është pjekur më shumë se sa duhet dhe mishi brenda do jetë bërë i butë ose është prishur.

Këshillë 3: Kërkoni një shalqi të rëndë

Gjithashtu, një shalqin i mirë ka shumë të ngjarë të jetë më i rëndë se pjesa tjetër.

/Ora News.tv/