Tre persona tentojnë të grabisin dyqanin e celularëve, përplasen fizikisht me policin

0
259

Tre persona kanë tentuar të grabisin një dyqan celularësh në rrugën “Kongresi i Përmetit” në Fier.

Ngjarja është regjistruar në orën 06:10, kur gjatë tentativës për vjedhje, grabitësit janë pikasur nga një efektiv i policisë që po shkonte për të marrë shërbimin.

Efektivi ka ndërhyrë, duke u paplasur fizikisht me të, ndërkohë që gjatë kohës së largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Aktualisht vijon puna për kapjen e autorëve, ndërkohë që biznesi i dëmtuar mësohet se ka qenë në pronësi t shtetasit me iniciale R.C.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora news