Tre të rinj janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga roja bregdetare e qytetit të Vlorës, pasi kishin mbetur në det në afërsi të Gjirit të Gramës, ku kishin dalë për turizëm.
Të rinjtë kishin marrë një skaf 7 metra të gjatë me dy motora, dhe kishin dalë në det rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme.
Rreth orës 20:30 ata kanë dhënë alarmin sos në det, për shkak se motorat e skafit kanë pësuar defekt, dhe menjëherë kanë lajmëruar rojet bregdetare.
Këta të fundit u nisën nga Sazani dhe Pashalimani, dhe vetëm pas mesnate kanë rënë në kontakt me të rinjtë që kishin mbetur në det.
Pas operacionit, kanë lidhur skafin e të rinjve, dhe kanë mundur që ti nxjerrin në breg të detit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
(E.K/Faxweb.al)