Tre të vdekur, makina u përplas me “Ford-in” pastaj ra në Shkumbin

0
288

Policia ka konfirmuar tashmë se brenda makinës që ra mëngjesin e sotëm në Shkumbin ndodheshin gjashtë persona. Për fat të mirë, dy prej tyre u nxorën të gjallë prej saj ndërsa është konfirmuar se tre të tjerë ndërruan jetë pasi u bllokuan në makinë. Një person i katërt është rrëmbyer nga rryma dhe dyshimet janë se mund të ketë ndërruar jetë.

Policia ndërhyri për të nxjerrë makinën nga lumi me ekskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës.

Gjithçka ndodhi pasi makina që ra në lum u përplas me një tjetër automjet tip “Ford”.

Policia është duke kërkuar shkaqet e aksidentit që çoi në këtë tragjedi, ndërsa paraprakisht dyshohet lagështira dhe një parakalim i gabuar.