Klanet nigeriane, shqiptare, puliane dhe eksponentët e ‘Ndrangheta’ dyshohet se kanë “nënshkruar” një “pakt jo-lufte” për trafikun e drogës në Ferrara.
Kjo është thënë nga Vincenzo Musacchio kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor në Institutin Rutgers për Studimet Anti-Korrupsion në Neëark (SHBA), sipas të cilit pakti ishte nënshkruar për të ofruar ” tonelata droge nga Evropa Lindore dhe Shqipëria”.
Kjo do arrihet duke kaluar nëpër brigjet puliane deri në sheshet e tregut të gjysmës së Italisë, “përfshirë ato të Ferrarës dhe krahinës së saj”.
“Ferrara – shton Musacchio – është një udhëkryq i rëndësishëm për mafiozët pasi vepron si një lidhje midis Emilia Romagna-s dhe Venetos.
Ekziston një treg i lulëzuar për drogat natyrale dhe sintetike që po rritet gjithashtu në lidhje me rritjen e popullsisë studentore në qytet gjatë dekadës së fundit. Duke qenë një qytet universitar me një popullsi studentore që është rritur ndjeshëm vitet e fundit, tregtarët e drogës kanë gjetur një kërkesë gjithnjë në rritje dhe një treg veçanërisht të lulëzuar”.
“Sistemi i shpërndarjes së drogës përfshin edhe dërgimin në shtëpi, veçanërisht gjatë pikut të pandemisë . Nigerianët, shqiptarët, kalabrezët dhe pulianët kanë krijuar një sistem të vetë-mjaftueshëm: prodhim, trafik dhe shitje”.
Sa i përket ‘ Ndranghetës ‘ , “ka ndryshuar logjikën e tregut dhe të konkurrencës së lirë në shumë sektorë ekonomikë dhe financiarë. Krimi i organizuar edhe në zonën e Ferrarës mund të ndërhyjë në ekonominë vendase, në disa raste, “duke marrë përsipër” sektorë strategjikë ”.
Gjithçka – përfundon Musacchio – “është pjesë e një strategjie të lidhur me metamorfozën e fundit të mafias, të cilat sot janë gjithnjë e më të orientuara nga tregu, korruptuese dhe të padukshme”. /abcnews.al/