Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, që sulmoi madje edhe Ilir Metën “shqetësuan” Petrit Vasilin, i cili kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të respektojë rendin e ditës dhe jo sikur e cilësoi ai debatin mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës “tangon e tyre”.
Kryeministri mori fjalën më pas në foltore duke i kthyer një përgjigje me batutë Petrit Vasilit. “Tani Tango na ka mbetur se Baftjarin nuk e kemi në programin e partisë”.
Kreu i qeverisë vijoi më pas debatin në distancë me rivalin e tij politik, Lulzim Basha. “Dola sërish këtu sepse (qesh) është e nevojshme dhe meqë Lulëzim kërkove ti referohem Frojdit, ai thotë ndër të tjera, “koha e harxhuar me macen nuk është kurrë kohë e humbur. Kështu që unë e konsideroj kohë të frytëzuar me efektivitet kohën që harxhoj me ty”.
Më pas, kryeministri e paralajmëroi Bashën për një “gropë” të madhe që po i hapet, referuar zhvillimeve në PD. “Ti gropën e Ajdin Sejdisë ke mbushur se ndonjë punë tjetër nuk ke bërë. Se me këtë gropë që po të hapet do të duhet shumë metër kub dhe që të mbushet. Unë nuk i referohem fare asaj që ndodh në PD veçse kur ti apo dikush tjetër më ftoni ta bëj këtë. Sikur e tha edhe zoti Baftjari (i referohet Vailit) që ka ikur tani”.
“Unë të kërkoj me qiri por nuk shoh në asnjë vend tjetër veçse në atë kutinë e vogël të News 24. Ti thua se populli po vuan që në sabah, por ti ngrihesh vonë, ku e di ti? Edhe në parlament vjen i fundit. Përse më fton dhe më detyron në këto rrugë.
Cfarë po më thua për historitë e bashkisë së Tiranës, atë që e dinë të gjithë, por ndryshe nga ti unë nuk jam nga ata që gjëmon dynjanë me emra, pasi mendoj se çdokush të përgjigjet përpara ligjit për punën e vet.