“Tremben hajdutët e votave në Elbasan”! Prokurori Ols Dado do të mbikqyrë zgjedhjet në Elbasan!

0
2

Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve  të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që sipas strategjisë kundër krimeve elektorale konsiderohet si “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale.

Në Elbasan është caktuar si prokuror koordinator Ols Dado.

Prokurori i hekurt i SPAK do të jetë në Elbasan për të mbikqyrur fushatën zgjedhore dhe për të parandaluar vjedhjen e votave.

Ols Dado është ndoshta prokurori më i diskutuar i momentit për shkak se po heton edhe dosjen e bujshme të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Duke qenë se ekzistojnë të dhëna së në zgjedhet e 2021 në Elbasan pati edhe vjedhje votash jo pa qëllim është zgjedhur ky prokuror.

Të gjithë ata përfaqësues politik që tëntojnë të manipulojnë qytetarët apo blejnë vota do të përballen me akuzën e veprës penale dhe do të marrin ndëshkimet sipas ligjit.