Trembet ministri serb: Mund të krijohet “Shqipëria e Madhe”, vetëm serbët mund ta ndalojnë

0
207

Ministri i serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin është shprehur se ka një tentativë për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

“Shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre. Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen” – citohet të ketë thënë Vulin.

Sipas tij “Shqipëria e Madhe” është lajm i “një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim institucional.

“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, – tha ai. Po ashtu ministri serb ka theksuar se Bashkimi Europian, “si çdoherë deri më tani, do të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim”.

Ora tv