Trendi i ri i në Elbasan: Vetëm 3 studentë të regjistruar në Matematikë, dega “Operator turistik” plot me studentë

0
190

Shumë programe në universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit po rrezikojnë të mos hapen këtë vit,  për shkak të mungesës së studentëve, ndërsa dega “Operator turistik”  duket se është e preferuara për studentët.

Një nga degët e cila është rrezikon mbylljen është edhe ajo e Matematikë – Fizikës.

Kur kanë mbetur vetëm 4 ditë nga mbyllja e fazës së 3-të, të regjistrimeve, në këtë program rezultojnë vetëm 3 studentë që e kanë mbyllur procesin e regjistrimi.

Siç tregojnë edhe pamjet , pavarësisht se viti akademik ka nisur prej një jave, sallat dhe laboratorët e universitetit të përshtatura për zhvillimin e lëndëve janë të mbyllur.

Në një prononcim për mediet Rektori i universitetit, Skënder Topi, konfirmoi se veç programeve të fakulteti të Mjekësisë  dhe një pjesë të Ekonomisë të tjerat kanë ende kuota të lira.

Ndër programet të cilët rrezikojnë që të mbyllen po ashtu janë edhe ato të Mësuesisë, ku deri më tani 15 programe nuk e kanë plotësuar numrin e studentëve.

Zyrtarisht regjistrimet për fazën e 3-të mbyllen në datë 26 tetor. Në universitetin e Elbasanit janë aktualisht 90 programe.