Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri.
Ai tha se Enver Stafuka, Julian Sinanaj dhe Nuredin Dumani kanë rekorde të frikshme kriminale dhe asnjëri prej tyre s’është kapur prej punës së mirëfilltë të Policisë.
“Stafuka nuk u kap nga Policia pas 26 vrasjesh që pretendohet se ka bërë, për një kohë shumë të gjatë edhe në territorin e Tiranës. Sinanaj nuk u kap nga Policia edhe pse ishte vrasës si në filmin ku luan ai francezi me ato syzet, edhe ai mbante nga ato syzet.
Vrasës gjakftohtë që vinte nga një eksperiencë nga Greqia, që kur erdhi këtu sa ja morën vesh bëmat, pati porosi edhe nga politika. Po s’po i futemi kësaj pjese. Nuk u kap nga Policia! U kap se u tremb shoku i vet.
Dumani, nuk u kap nga Policia, u kap pasi i ranë njerëzit e Talo Çelës. Është vetëdorëzuar thonë në Fier. Që të tre këto vrasës legjendarë nuk janë kapur nga puna e mirëfilltë e policisë”, tha Dervishi në emisionin “Opinion”