Tri raste ekstreme deri në 187 km/h, që tronditën edhe Policinë Rrugore të Tiranës

0
263

Tri raste ekstreme shoferësh të papërmbajtshëm janë konstatuar nga Policia Rrugore gjatë natës në rrugët interurbane Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Elbasan.

Njeri ishte një 19- vjeçar nga Tirana me 166 km/h; tjetri një 33- vjeçar nga Durrësi me 171 km/h dhe më në ekstrem, një 29- vjeçar nga Tirana me mbi dyfishin e shpejtësi: mbi 187km/h kur dhe fluksi ishte akoma me intensitet në segmentin Sauk – Teg

Policia e Shtetit tha se ky guxim i tepruar apo papërgjegjshmëri ndaj jetës është i frikshëm për përdoruesit e rrugës, shpejtësi vrastare për jetën.

Vetëm gjatë orëve 20:00 e mbrëmjes  deri në 1:00 të mëngjesit të sotëm u evidentuan nga kontrolli me radar në segmentin Sauk-Teg, 16 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri mbi dyfishin e normave të lejuara, të cilëve ju pezullua Leja e Drejtimit. Shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri 187 km/h.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara, sensibilizimit të bërë nëpërmjet publikimit të videove dhe apelit të përditshëm nga Policia Rrugore njoftoi se përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë. Mbrëmë u arrestuan në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues mjetesh të dehur.

© SYRI.net