Mjeku i njohur Tritan Kalo i indinjuar për situatën e fundit në vend nga ngjarjet tragjike ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet se edhe pas 31 viteve “demon-kraci” ne po vijojmë të ecim po në të njëjtat shtigje qafëthyerëse.
“Kohë kovidiane….27.06.2021….Plumba në Velipojë, Plehra në Durrës, Mushkonja pa fund në Divjakë, Çmime “të çmendura” në Plazhet e Jugut të Shqipërisë, Udhë vrastare kudo dhe për këdo…..ME KËTO “ARRITJE” do të nxisim rigjallërimin e ekonomisë sonë jo pak të goditur nga 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, së pari përmes riaktivizimit të turizmit….
Latë zaptimin/pushtimin e BREGDETIT nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në grykëbashkimin e Liqenit të Butrintit me Detin Jon në Jug, nën parimin e “tokës së zanum” duke marë vetë dhe oborrtarët tuaj “thelat” më të mëdha e më të bukura, dhe ja rezultatet….
Pragmatistë deri në ekstrem për përftime afatshkurtra, por rrënimtarë afatgjatë të çështjes së Pronësisë së ligjshme dhe i Mundësisë së zhvillimeve të qëndrueshme të kësaj Vije Bregdetare nga më të bukurat në Botë….
EDHE pas 31 viteve Demon-kraci do vijojmë NE të ecim po në të njëjtat shtigje qafëthyerëse të MBROTHËSIMIT të Trevave Arbërore…..NUKU mundet KURRË të eci vëndi përpara vetëm përmes “Fotos së ditës”, Kongreseve monologuese dyorëshe në Stadiumin “Air Albania”, apo Gërr-mërreve e qefmbetjeve politike si majtas edhe djathtas spektrit politik…
PLANËZIMI për zhvillimet afatmesme e afatgjata të SHQIPËRISË së 28.11.1912 bëhet bashkërisht nga të gjithë bashkëkombasit PROFESIONISTË të çdo Sektori, sepse të tillë nuk mungojnë si brënda po ashtu edhe jashtë Trojeve Arbërore, pa nënvlerësuar për asnjë çast thelbin e këtyre zhvillimeve mbrothësuese “Vox popoli vox Dei”….. Trevat Arbërore nuku janë “prona private” të asnjë prej Pusht-shtetarëve tanë shqipfolës…..
Ndërkohë, NE Mantelbardhët e Stafi tjetër mjeksor jemi për JU aty në Covid-1 të QSUNT-së, në vijimin e betejës sonë për mposhtjen “e armikut të padukshëm”, sepse ishim, jemi dhe do të mbetemi përjetësisht PROFESIONISTË të vërtetë…..Together forever!!!” shkruan ai./ Abcnews.al