Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në derën e jashtme të një banese në Krujë.
Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në banesën e Bektash Kanit. Nga shpërthimi u raportua vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë ekspertët e Policisë së Krujës po hetojnë shkaqet dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.