Tritol banesës së policit të krimeve në Shkodër, zbardhet dëshmia e Vilson Zhurrit: Nuk kam konflikte personale, por…

0
5

Shkodra është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, saktësisht në 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës private të oficerit të policisë, Vilson Zhurri, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale ndërsa nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.

Në dëshminë e tij, Zhurri thotë se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.

Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.

 

Top Channel