Tritol ekonomistit të kazinosë, 31 vjeçari nga Elbasani merr mesazh “alla vlonjatçe”

0
173

Një makinë u hodh në erë me eksploziv, ndërsa ishte e parkuar në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Mjeti rezulton në pronësi të 31 vjeçarit Ermal Kasa, me profesion ekonomist pranë një kazinoje në zonën e Ujit të Ftohtë.

Shpërthimi u shënua rreth orës 02: 55 të 30 majit 2022.

Në dëshminë e parë, i riu me origjinë nga Elbasani ka thënë se jeton prej pak muajsh në Vlorë.Kryesore është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm në vendin e punës.

Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e parë të makinës dhe siç tregojnë pamjet, dëmet ishin të mëdha.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, kjo edhe për shkak të orarit që ishte zgjedhur nga autorët të cilët duket vetëm kërkonin të përcillin një mesazh kërcënimi. Tritolvënësit ishin dy persona. Ata janë filmuar nga një kamera sigurie, mbi pamjet e të cilës policia po punon për t’i identifikuar.