Tritol lokalit në Tiranë/ Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

0
2

Një lokali në Tiranë i është vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.Ndërkaq, pronari i lokalit, Arbër Sinani ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vënë tritolin dhe shtoi se nuk ka konflikte me askënd.