Tritol makinës së 25-vjeçarit në Krujë

0
29

Një automjeti në pronësi të një 25-vjeçari në Krujë i është vendosur një sasi e vogël tritoli.

Përmes një njoftimi, Policia bën të dotur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën ‘Vrana Konti’, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në pjesën e parë të automjetit.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2