Tritol punishtes në Fushë-Krujë/ Merret në pyetje pronari: S’kam konflikte

0
2

Rreth mesnatës ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një objekti (punishte sallamerie), pranë ish- magazinave te grumbullimit  në Fushë-Krujë.

Objekti është në pronësi të Dorjan Miri. Kjo fabrikë, e cila ishte shënjestër e sulmit, është në funksion prej 30 vitesh dhe janë të punësuar të afërm nga kjo familje.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se pronari është marrë në pyetje për ngjarjen, ndërsa ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd.

“Nga deklarata që ka bërë para policisë nuk ka dhënë detaje tjera që mund ta lidhim me ndonjë konflikt të mëparshëm. Prej 30 vitesh e kishin si biznes”, raportoi ai./