Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, kamerat fiksuan autorin, i dyshuar edhe për shpërthimin në lokalin në Kamëz

0
2

Kamerat kanë fiksuar autorin e dyshuar që ka vendosur një sasi tritoli në murin shpërthyer të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Në pamje autori i dyshuar shihet i maskuar dhe me biçikletë. Kamerat e sigurisë të banesave afër Mziut kanë kapur momentin e lëvizjes së autorit i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Largimi i autorëve me biçikletë pas vendosjes së tritolit është kthyer në një taktikë e cila po ndiqet në ngjarjet e ndodhura së fundmi.

Sipas burimeve tritoli i vendosur në banesën e Mziut dhe tritoli i vendosur pranë një restoranti në Kamëz kanë një te përbashkët, grupi hetimor ka dyshime të forta se këto ngjarje kanë ndodhur nga e njëjta dorë.

Lënda eksplozive në murin rrethues të shtëpisë  së deputetit të Partisë Demokratike u vendos më 19 shtator.

/abcnews.al/