Tritoli në Theth/ Flet autori: Mora porosi nga burgu për të vendosur lëndën plasëse

0
2

Një sasi lëndë plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një marketi në Theth, mëngjesin e së dielës.

Një person është afruar në kembë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.

Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale.

39-vjeçari Frederik Paplekaj, autori i vendosjes së tritolit në derën e një marketi në Theth, ka dhënë dëshminë e tij para policisë.

Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndë plasëse.

Ai nuk ka folur në lidhje me arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. në biznesin në pronësi të familjes Berishta.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës./abcnews.al