Tronditen kalimtarët te “Rruga e Elbasanit”, gjendet i vdekur 50-vjeçari

0
294

Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë nga kalimtarët, pranë Rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.