Tetë persona janë shkrumbuar në një shtëpi në Oklahoma.
Sky News raporton se zjarri ra rreth orës 16:00 të ditës se djeshme dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Policia e Broken Arroë tha se ky zjarr është vënë qëllimisht dhe kanë nisur heitmet për vrasje.
Zëdhënësi i policisë deklaroi për mediat se kjo ngjarje është mjaft tronditëse dhe se qyteti nuk është i sigurt. Broken Arroë është periferia më e madhe e Tulsa-s, me pothuajse 115,000 banorë. Në hetim është përfshirë edhe Byroja Amerikane e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve.