Tronditëse/ Kishin shkuar për gjueti, burri aksidentalisht qëllon me plumb në kokë të vëllanë. Ambulanca me urgjencë drejt vendgjarjes

0
209

Vendimi për të lejuar gjuetinë nga 25 dhjetori deri më 6 janar rezultoi fatal për një familje greke.

Dy vëllezër ishin nisur për gjueti në fshatin Domianoi, në Evritania por njëri prej tyre ka qëlluar padashje tjetrin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pak minuta më parë. Mediat greke raportojnë se një prej vëllezërve qëlloi disa herë prenë e tij, por njëri prej plumbave goditi vëllain tjetër duke i shkaktuar një plagë në kokë.

Policia dhe ambulanca kanë duke shkuar drejt vendit të ngjarjes, por nuk dihet fati i të plagosurit, nëse ka mundur t’i shpëtojë plagës apo jo.