Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Sipas mediave në lagjen “Shënkoll” të qytetit një 16-vjeçare ka vrarë veten. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur tē pajetë brenda në banesë. Ende nuk dihen rrethanat që e kanë shtyrë 16-vjeçaren drejt një akti të tillë dhe as identiteti i saj. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Joq