Tronditëse në Francë! Nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur në shtëpi, mister rrethanat e ngjarjes

0
144

Trupat e pesë personave u gjetën në mbrëmjen e Krishtlindjeve në një apartament në Meaux, në Francën veriore .

Hetuesit kanë hapur një hetim për vrasje me dashje, siç konfirmoi prokurori Jean-Baptiste Bladier. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj . I dyshuari kryesor është babai, një 33-vjeçar. Hetimet iu besuan policisë gjyqësore të Versajës.

Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është në arrati.